Plazh në kohë koronavirusi? Gjendet zgjidhja

Kur të gjithë pyesin se nëse do të ketë plazh këtë vit, një firmë italiane ka publikuar projektin që synon mbrojtjen e qytetarëve në plazhe nëse koronavirusi do të zgjasë deri në verë. Firma ka publikuar skicat paraprake që tregojnë sesi shezlonet do të mbuloheshin nga kabina me struktura të qelqta. Kabinat do të jenë 4,5 metra të gjata dhe po aq të gjëra, për të siguruar në këtë mënyrë distancën mes plazhistëve. CEO i kompanisë, Claudio Ferrari, tha “Një javë më parë ne u përpoqëm të imagjinonim kthimin në plazh. Ideja lindi me qëllimin e dyfishtë, pra dhe njerëzit të mbrohen por edhe të mos privohen nga të shkuarin në det”.

SHKARKO APP