Po futej për të vjedhur në vilën luksoze, humb jetën shqiptari në Greqi

Një 35 vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë këtë të premte në Greqi.

Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari i pajetë ka qenë i përfshirë vazhdimisht në vjedhje dhe çështje që lidhen me drogën, në Akrotiri.

Ndër të tjera bëhet me dije se 35 vjeçari dyshohet se është përpjekur të hynte në një vilë gjatë natës dhe ishte bllokuar në parmakët e gardhit, si rezultat i së cilës ai u var për një kohë të gjatë në një pozicion të përmbysur dhe vdiq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë trupi i tij është gjetur nga pronari i shtëpive luksoze, i cili ka njoftuar policinë në lidhje me këtë ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?