Po i bënte testin për COVID-19, burri godet infermieren, befason me ato që tregon më pas (VIDEO)
Një burrë në Kinë ka përfunduar në burg për shtatë ditë dhe duhet të paguajë 38 euro pasi sulmoi fizikisht një infermiere e cila po i bënte testin PCR për Covid.
Kamerat e sigurisë në spitalin e qytetit kinez Dilin, kanë kapur momentin shokues kur burri e godet me shuplakë infermieren.
Pas incidentit ai kishte pranuar në polici se kishte ndjerë një lloj therje në fyt gjatë marrjes së mostrës dhe nga nervozizmi e goditi me gjithë forcë infermieren e cila u tremb dhe iku menjëherë.
Policia gjithashtu ka njoftuar se burri është penduar për këtë veprim të pahijshëm që ka bërë.