Po mbyteshin në det, anija shqiptare shpëton 73 emigrantë sirianë

Një anije shqiptare ka shpëtuar 73 emigrantë në detin Egje.

Anija e Forcës Detare shqiptare mori pjesë në 2 operacione shpëtimi të emigrantëve që ndodheshin në dy gomone.

Fillimisht Anija Lissus pasi ka parë emigrantët që ishin në rrezik dhe në gjendje emergjente ka shpëtuar 33 persona mes të cilëve të parët ishin gratë dhe fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu 6 gra, 8 fëmijë dhe 19 burra ia dolën të shpëtonin të parët. Më pas një anije tjetër shpëtoi edhe 40 emigrantët e mbetur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Refugjatët po vinin që nga Siria për t’i shpëtuar luftës civile që vazhdon tashmë prej vitesh.

Mijëra prej tyre kanë humbur jetën ujërave në det në përpjekje të dëshpëruar për të mbërritur në Evropë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?