Po nxitet “Lufta Globale”, shkak ushtria e SHBA-së në Europë kundër Rusisë
Vendimi për të dërguar qindra tanke amerikane në kufi të Europës Lindore për të penguar ndonjë kërcënim rus, në fakt mund të shkaktojë një luftë globale, ka paralajmëruar një analist.
John Walsh, një profesor i neuroshkencës dhe komentator politik, paralajmëroi se fluksi i pajisjeve të reja ushtarake mund të inkurajojë vendet më të vogla që të jenë pjesë e një grupimi që mund të provokojë konflikte mes Uashingtonit dhe Moskës.
Duke folur për agjencinë e lajmeve ruse, “Sputnik News”, ai tha: “Nuk do të jetë një pengesë efektive, sepse nuk ka asgjë për të penguar”.
Walsh shtoi edhe se vendosja mund edhe të jetë e destinuar për të përkeqësuar tensionet në rajon. Ai tha: “Flamujt e rreme janë gjithmonë në krahë dhe shembulli tragjik në Ukrainë si peng i neokonservatorëve. Edhe pse nuk është një veprim i mirë-konsideruar, kjo valle e tankeve është një pjesë shumë e efektshme e humorit. Kjo duket se ngjan me një paradë të madhe të shtrenjtë”.
Walsh, një profesor i asociuar, beson se Presidenti që po largohet, Barack Obama dhe Sekretari i Mbrojtjes, Ashton Carter, që miratuan vendosjen e re për të inkurajuar vendet më të vogla për të mbështetur SHBA-në në armiqësinë ndaj Rusisë.
Ai paralajmëroi se: “Vendet europiane duhet të jenë shumë të kujdesshme para se të vënë veten në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”.
Gjatë dy ditëve të fundit, rreth 4,000 trupa amerikane dhe 2,800 pajisje ushtarake janë dërguar në bazën e NATO-s.
Generali Amerikan Ray ka thënë: “Kjo është një përpjekje metodike nga ana e aleatëve për të shkuar dhe për të thënë që po kërcënohet paqja dhe siguria në Europë dhe për të thënë se ne nuk do të lejojmë këtë. Më lejoni të jem i qartë: Kjo është një pjesë e përpjekjeve tona për të penguar agresionin rus, që të sigurojnë integritetin territorial të aleatëve tanë dhe për të ruajtur një Europë që është e tërë, të lirë, e begatë dhe në paqe”.
Përshtati: Redjon Shylla

KOHA JONË SONDAZH

