Policia dhe inteligjencia britanike në alarm, ”Mbretëresha do të vritej për Krishtlindje”
Policia dhe inteligjencia britanike në alarm. Jeta e Mbretëreshës Elizabet u vendos në rrezik në Kështjellën Windsor, gjatë ditës së Krishtlindjes. Autoritetet arrestuan një adoleshent, i cili synonte të vriste monarken britanike me një hark dhe shtizë.
Për këtë kishte publikuar dhe një video, të siguruar nga gazeta “The Sun”, në të cilën shfaqet një person i maskuar duke thënë se dëshiron “të vrasë Mbretëreshën”, në një mision “hakmarrjeje”.
Pallati Buckingham ka refuzuar të komentojë incidentin. I dyshuari konsiderohet si një person me probleme mendore. Fillimisht, personeli i kështjellës dyshoi se bëhej fjalë për një person që kishte shkelur perimetrin e sigurisë. Më pas zbuluan armën dhe videon e adoleshentit.