Policia gjermane sërish sekuestron drogë në portin e Hamburgut

Zyrtarët e doganave në Hamburg të Gjermanisë kanë gjetur 1.5 ton drogë, të llojit kokainë, në një anije me kontejnerë, që kishte mbërritur nga Brazili.

Njoftimi bëhet i ditur, vetëm disa ditë pasi policia gjermane sekuestroi në portin e Hamburgut 4.5 ton kokainë në vlerë 1 miliardë euro. Zyra doganore e Hamburgut ka thënë të mërkurën, se dërgesa e re u gjet javën e kaluar, dhe ishte ngarkuar në Rio Grande të Brazilit.

Destinacioni i anijës ishte porti i Antwerpit në Belgjikë. Në njoftim bëhet e ditur se 1.575 pako kokainë, ishin fshehur në 64 çanta sportive. Vlera e kësaj sasie të drogës konsiderohet të jetë rreth 350 milion euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?