Policia greke zhvesh dhe rreh emigrantët në kufi me Turqinë

Situata për refugjatët e ikur nga Lindja dhe që ndodhen në Greqi duket se sa vjen e përkeqësohet. Emigrantët sirianë dhe të tjerave etnive që janë në kufi me Greqinë kanë akuzuar rojet kufitare greke se i kanë zhveshur, rrahur dhe më pas i kanë lënë në temperatura të ftohta në zonë të pabanuar. Televizionet turke e ata ndërkombëtare kanë publikuar pamjet, ku dëftohet sesi janë rrahur emigrantët dhe më pas janë lënë në të ftohtë.

Disa emigrantë thonë se janë goditur me automjete ushtarake, por nuk ka raportime të sakta se çfarë mjetesh janë përdorur kundër refugjatëve. Rojat kufitare greke, deri më tani kanë përdorur gaz lotsjellës, granata të vogla që t’i shpërndajnë refugjatët.

Po ashtu, emigrantët kanë hedhur akuza edhe në drejtim të Erdogan, duke thënë se presidenti turk iu kishte premtuar se me hapjen e kufijve do të mund të ikin në Europë, por kjo gjë nuk po ndodh, pasi ata po mbesin të bllokuar në shtetin grek.

SHKARKO APP