FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policia holandeze ‘pushon nga puna’ shqiponjat anti-dron dhe minjtë anti-eksplozivë

Shqiponjat e trajnuara nga policia holandeze për të kapur dronët në fluturim, janë shumë të pabindur dhe të shtrenjtë. Policia holandeze ka vendosur qe ti “pushoje nga puna” shqiponjave e trajnuara për të kapur dronët mbi zonat e tyre të ndaluara.

Policia thotë se janë shume te zhgënjyer nga sjellja e tyre e pabindur dhe menaxhimi i tyre është shumë i kushtueshëm. Kërkesa për zogjtë anti-dronë nuk është aq e madhe dhe trajnimi i zogjve është më i shtrenjtë dhe më kompleks se sa pritej, tha Policia Kombëtare Holandeze.

Ajo u detyrua të “digjte” shqiponjat e zjarrta të blera kur ishin vetëm zogj të vegjël. Vitin e kaluar, policia holandeze e ktheu në një metodë gjuetinë mijëvjeçare të shqiponjave për të kapur këto objekte të padëshiruara fluturuese siç janë dronët që po përhapen me shpejtësi të madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiponjat, të pamposhtura? Por në praktikë, metoda, e cila bëri xhiron e botes, paraqiste rreziqe. Shqiponjat nuk bëjnë gjithmonë atë për çka janë trajnuar, sipas televizionit publik holandez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka ardhur në dyshim për sjelljen e mirë të zogjve të pre. Sjellja aktuale e zogjve nuk bën të mundur që të jenë të sigurt se si do të reagonin kundër një turme, shpjegoi policia e cituar në mediat holandeze.

Gjithashtu mediat flasin edhe për minjtë që policia holandeze donte ti përdorte si dedektive për zbulim eksplozivi, cigareve kontrabande apo mbetjeve njerëzore.

Është arritur ne konkluzionin se nuk është e mundur për të bërë këto kafshë “operacionale”. Policia, siguroi se minjtë dhe shqiponjat,tani të papunë janë grumbulluar në vende të përshtatshme për ta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?