FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policia parandalon sulmin terrorist në Berlin, 6 në pranga

Policia gjermane ka parandaluar një atentat terrorist në mes të maratonës së sotme në Berlin.

Në një njoftim në “Twitter”, policia gjermane bëri të ditur se kishte ndaluar 6 persona të cilët kishin planifikuar një sulm.

Sipas policisë sulmi do të kryhej me dy thika në posedim të atentatorit të dyshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga të arrestuarit vëzhgohej prej një kohe të gjatë, shkruan Bild.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të bëjmë verifikime të tjera, por kishte pak kohë në dispozicion”, tha një autoritet i policisë për Die Welt.

Sipas gazetës Die Welt, personat e përfshirë mund të jenë të lidhur me Anis Amri, autorin e masakrës në tregun e Krishtlindjeve, të ndodhur në dhjetor të vitit 2016 në Berlin, i cili shtypi me kamion qindra qytetarë në një qendër, duke shkaktuar shumë viktima.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?