Politikat e Zvicrës për rritjen e popullisë, shpërblime për bebet e lindura

“Një bonus prej 3000 franga për të pasur një fëmijë”,- kjo ësht përpjekja më e fundit e jugut të Zvicrës për të rritur lindjet.

Duke filluar nga viti 2019, kantoni Ticino në Zvicrën jugore, do të ofrojë shpërblim për prindërit e fëmijëve të sapolindur ose të sapoadaptuar. Për të marrë këtë shpërblim, familja nuk duhet të tejkalojë 110 000 franga në vit.

“Duke pasur fëmijë, duhet të jetë një gëzim, jo një barrë”, – është shprehur Paolo Beltraminelli, drejtor i shëndetit dhe mirëqenies së Ticino-s, shkruan albinfo.ch.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Ticino kishte më shumë vdekje, 3230, se sa lindje, 2774, në vitin 2017. Gjithashtu vitin e kaluar Ticino kishte lindshmërinë më të ulët në mesin e 26 kantoneve zvicerane: 7.8 lindje për 1,000 banorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpenzimet e mëdha që shkojnë për rritjen e fëmijëve në Zvicër, kanë bërë që ligji federal për fëmijët nën moshën 16-vjeç të japë 200 franga  dhe 250 franga për moshën 16-25 vjeçare, përveç nëse fëmijët vetë fitojnë mbi 28.200 franga një vit.

Disa kantone janë më bujarë; Valais, për shembull, jep CHF 375 ​​dhe CHF 525, respektivisht në muaj. Ndërkohë edhe në vendit tonë, kryeministri Rama dhe qeveria e tij prej kohësh ka deklaruar se do të mbështesë lindjet e bebeve përmes bonuseve.  Të gjitha familjet shqiptare, duke filluar nga viti i ardhshëm do të marrin një bonus prej 400 mijë lekësh për fëmijen e parë të tyre, 800 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 1 milionë e 200 mijë lekë për fëmijën e tretë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?