Politikë me Maradonën, presidenti: Ata nuk e dinë ç’është Diego për njerëzit

Presidentit të Argjentinës, Alberto Fernandez, i vjen keq për ato incidente që ndodhën gjatë homazheve në nderim të Diego Armando Maradonës. Bëhet fjalë për disa persona që tentuan të futeshin me dhunë në Casa Rosada, aty ku ishte dhe trupi i të ndjerit.

“Nëse nuk do ta kishim organizuar këtë, gjithçka do të kishte shkuar më keq. Njerëzit nuk e dinin që Maradona do të kalonte në atë mënyrë. Çdo gjë funksionoi mirë, derisa këta persona e panë që nuk mund të hynin brenda në Presidencë për të më shkarkuar mua nga puna. Disa u turrën tek dera e përparme dhe e thyen atë”, deklaron Presidenti për “Radio Continental”.

“Akuzat e opozitës për ndërhyrjen në organizimin e ceremonisë? Kush mendon se pas kësaj ka një akt politik nuk e ka idenë se çfarë është Maradona për Argjentinën”, përfundon Fernandez, i cili konfirmon se ceremonia ishte planifikuar në orën 16:00, por filloi tre orë më vonë për shkak të trazirave.

SHKARKO APP