Poloni: Kërkohet shtyrja e zgjedhjeve presidenciale për në vitin 2022 për shkak të Covid-19

Ministri i shëndetësisë i Polonisë Lukasz Szumoski, ka propozuar shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të parashikuara në 10 maj për në vitin 2022.

Sipas tij, kjo do të ishte mundësi e sigurt për shkak të pandemisë së koronavirusit.

”Unë mendoj se është alternativa më e mirë dhe unë e rekomandoj atë,” tha ministri Szumowski për televizionin polak Polsat.

Pavarësisht presionit nga opozita, punonjësit e mjekësisë, madje edhe anëtarët dhe aleatët e partisë në pushtet, qeveria nuk ka pranuar të shtyjë zgjedhjet e 10 majit.

Deri më tani në Poloni janë shënuar 524 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 11,273 të infektuar.

SHKARKO APP