POLONI – Varshava i trembet rikthimit të Luftës së Ftohtë
“Ne nuk duam një përsëritje të luftës së ftohtë, nuk duam perde të reja prej hekuri në Lindje, ndonëse e spostuar matan Bugut (lum në kufij të polonisë) apo Dieprit (lum i madh që ndan Ukrainën në dy)”, tha ai.
“Evropa meriton paqen në shekullin e XXI dhe ajo nuk duhet të bëjë gabimet e shekullit të kalaur, si përdorimin e forcës kundër më të dobtëve, shkeljen e integritetit të tyre territorial, destabilizimin e situatës në rajon. Ne nuk do ta pranojmë kurrë”, theksoi ai.
Sipas ministrit, konflikti në Ukrainë ka sjellë, kundër vullnetit të Polonisë, përkeqësimin e marrëdhënieve me Rusinë, si në planin ekonomik edhe politik.
Schetyna theksoi se Polonia kërkon të mbajë kanale komunikimi me Rusinë, aty ku është e mundur, duke theksuar megjithatë se snaksionet janë për momentin i vetmi mjet për të bindur Moskën të ndryshojë pozicionin aktual kundrejt Ukrainës, pozicion shkatërrues për gjithë Evropën.
“Polonia e shikon me shqetësim procesin që po largon Rusinë nga Evropa”, vazhdoi ministri. “Vala në rritje e izolimit dhe e ndjenjës antiperëndimore, si dhe mohimi i vlerave evropiane krijojnë një mur që ndan këtë vend nga Evropa”, u shpreh me keqardhje Schetyna.
Grzegorz Schetyna zëvendësoi Radoslaw Sikorski në krye të diplomacisë polake në shtator pas krijimit të qeverisë se re të koalicionit të qendrës së djathtë të drejtuar nga Ewa Kopacz.