Polonia godet 10 dronë rusë në hapësirën e saj ajrore. Aktivizohet NATO

Dronët rusë kishin hyrë disa herë në hapësirën ajrore polake. Tani, për herë të parë, Forcat Ajrore qëlluan dronët e dyshuar rusë. Aeroportet duhej të mbylleshin përkohësisht.

Polonia ka deklaruar, se ka shkatërruar për herë të parë dronë rusë që kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore. Gjatë një sulmi rus ndaj Ukrainës, hapësira e saj ajrore është shkelur në mënyrë të përsëritur nga dronë, raportoi komanda ushtarake polake. Ushtria raportoi më shumë se një duzinë dronësh. Disa u rrëzuan. “Ky si një akt agresioni përbënte një kërcënim real për sigurinë e popullsisë”, u tha në një deklaratë nga Komanda e Lartë e Forcave të Armatosura në X. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, shkroi në X se ishte në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqjen e ushtrisë, ministrin e mbrojtjes dhe presidentin. Ai thirri një seancë të jashtëzakonshme qeveritare.

Kërkohen dronët e rrëzuar
Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz njoftoi se edhe NATO është informuar për këtë vendim. Njësitë e sigurisë kombëtare të ushtrisë janë udhëzuar të kërkojnë në terren për mbeturinat nga dronët e rrëzuar, sipas autoriteteve polake. Sipas policisë, droni i parë u gjet në fshatin Czosnowka të Polonisë lindore. Kosiniak-Kamysz u bëri thirrje qytetarëve të mos i afrohen mbeturinave dhe të informojnë policinë, nëse i gjejnë. Banorëve në qarqet Podlaskie, Mazovia dhe Lublin iu kërkua të qëndrojnë në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbyllen aeroportet
Sipas Autoritetit Federal të Aviacionit të SHBA-së (FAA), katër aeroporte u mbyllën përkohësisht, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Varshavës. Një pjesë e hapësirës ajrore mbi Poloni ishte mbyllur për shkak të aktiviteteve ushtarake, u tha. Edhe aeroportet në Lublin dhe Rzeszow në lindje të vendit u prekën gjithashtu. Depërtimi i dronëve në hapësirën ajrore polake pasoi orë të tëra sulmesh ajrore ruse në Ukrainën perëndimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Roli i Polonisë në luftën kundër Ukrainës
Javët e fundit, kanë hyrë vazhdimisht dronë në hapësirën ajrore mbi Poloni dhe janë rrëzuar. Nuk ka pasur të lënduar. Ministri i Mbrojtjes kishte deklaruar të martën se dronët mund të qëllohen në të ardhmen nëse kjo do të ishte e justifikueshme. Vendimi do të duhej të merrej nga ushtria rast pas rasti.

Polonia, anëtare e BE-së dhe NATO-s, është një aleate e rëndësishme politik dhe ushtarake e Ukrainës, së sulmuar nga Rusia. Vendi shërben gjithashtu si një qendër logjistike qendrore për ndihmën ushtarake perëndimore për Kievin. DW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?