Polonia kërkon ”ndihmë bërthamore” nga Amerika

Që nga fillimi i ofensivës ushtarake të Rusisë në Ukrainë, rreziku i një sulmi ndaj vendeve të tjera europiane ka qenë gjithmonë i pranishëm.

Një nga vendet që ka paralajmëruar më shumë për këtë rrezik ka qenë Polonia, e cila ndan një kufi me vendin e sulmuar. Argumenti është se dëshirat imperialiste të Presidentit rus, Vladimir Putin, nuk do të ndalen me pushtimin e Ukrainës.

Kërcënimi bërthamor erdhi vetëm pak ditë pas pushtimit, kur Putin urdhëroi që arsenali i tij bërthamor të aktivizohej “në modalitet të veçantë luftimi”. Më vonë me kërcënimin e vendosjes së armëve bërthamore pranë Balltikut në rast se Suedia dhe Finlanda do të anëtarësohen në NATO.

Kërcënimi i fundit mbi përdorimin e armëve bërthamore e ka bërë Poloninë të shkojë një hap më tej në angazhimin e saj ndaj mbrojtjes.

SHKARKO APP