Polonia nën frikën e Rusisë. Reportazh i “Der Spiegel” nga Varshava, ku flitet për luftë dhe kërcënim bërthamor

 

“Der Spiegel” i ka kushtuar së fundmi një reportazh politik Polonisë, duke u përpjekur të evidentojë emocionet e polakëve, mendimet dhe parashikimin e tyre në kontekstin e ndërlikuar të krijuar nga kriza ukrainase. Poetë dhe shkrimtarë të rinj polakë, flasin për një Rusi që mund të sulmojë Poloninë, madje edhe me armë bërthamore, apelojnë për nevojën që Gjermania të kuptojë nevojën që Polonia ka për të. Duket si në prag të një stuhie të cilën e ndjejnë vetëm disa. “Gjermania duhet ta kuptojë që frika jonë nga Rusia nuk është aksident”, thotë nje poet i ri 34 vjeçar. Në shtator disa intelektualë polakë firmosën një letër të hapur përmes së cilës paralajmëronin Europën se Putin nuk do të ndalet vetëm në Dontesk. “Dje ishte Dancingu, sot është Donetsku. Nuk mund të lejonmë që Europa të jetojë sërish me një plagë që rrjedh gjak”, shkruanin 20 intelektualët polakë. Nuk është e qartë se cili do të ishte reagimi i duhur, por frika e polakëve lidhet me historinë, përgjatë së cilës kanë paguar jo pak. Por nga ana tjetër është disi e largët kjo ndjesia e një lufte të përgjithshme me një Rusi që është kapur mat në fushën ekonomike dhe financiare. Të paktën në këtë moment.

http://www.spiegel.de/international/europe/culture-leaders-i…

SHKARKO APP