Polonia tërbohet nga komentet e drejtorit të FBI-së

 

Polonia ka thirrur ambasadorin amerikan dhe ka kërkuar që të ketë një falje pas komenteve të drejtorit të FBI, James Comey, për Holokaustin.

Ministria e Jashtme bëri të ditur se Comey ka sugjeruar në një shkrim në Washington Post se polakët ishin bashkëpunëtorë.

Ambasadori amerikan deklaroi pasi takimit në Ministrinë e Jashtme polake se e ka bërë të qartë se SHBA beson se vetëm nazistët gjermanë ishin përgjegjës.

Gjashtë milionë polakë u vranë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjysma e tyre hebrenj.

Në një shkrim në Washington Post, Comey shkruante: “Në mendjen e tyre, vrasësit dhe bashkëpunëtorët e Gjermanisë, Polonia, Hungaria, mendonin se nuk kishin bërë gjë të keqe”.

Këto fjalë shkaktuan një stuhi protestash në Poloni.

SHKARKO APP