Pompeo i bën thirrje Arabisë Saudite t’i japë fund bllokadës ndaj Katarit

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, gjatë vizitës së tij në Arabinë Sauditetë dielën, i bëri thirrje kësaj të fundit tëheqë bllokadën e vendosur ndaj Katarit, – theksoi “New York Times” në numrin e saj të djeshëm në një raport rreth turit rajonal në Lindjen e Mesme që po zhvillon rreth Sekretari i ri i Shtetit.

Gazeta amerikane tha se “ndërkohëqë Arabia Saudite planifikon të hapë një hendek përgjatë kufirit të saj me Katarin, dhe kthimin e zones kufitare në një vend për hedhjen e mbeturinave bërthamore, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo mbërriti në Riad në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, duke mbartur një mesazh të thjeshtë: Mjaft është mjaft”.

“Durimi i Uashingtoni ndaj asaj që e konsideron si konflikt agresivbrenda Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit ka filluar të ngushtohet ndjeshëm” –shkroi New York Times,dhe citoi një zyrtar të lartë nga Departamentii Shtetit – pa zbuluar identitetin e tij –  të thotë se Pompeo iabëri të qartë Ministrit të Jashtëm Saudit Adel Al Jubeir se “mosmarrëveshjet duhet të marrin fund”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kriza e Gjiritnisi pasi Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti, ndëprenë lidhjet e tyre me Katarin më 5 qershor (2017), dhe vendosën një bllokadë totale nga toka,ajri dhe deti ndaj Dohas, pas një fushate të gjerë akuzash të pabaza, para se Kuvajti të ofronte ndërmjetësimin e tij për zgjidhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

New York Times raportoi se paraardhësi i Pompeo-s, ish Sekretari Rex Tilerson, kaloi një periudhë të gjatë të mandatit të tij duke u përpjekur të ndërmjetësonte në zgjidhjen e kontradiktave të Gjirit, por pa sukses.

Gazeta tha se “sauditët të cilët e ndjekin me kujdes dinamikën e pushtetit në Uashington, e dinin se marrëdhënia e Tillerson me Presidentin Trumpishte e tensionuar, dhe prandaj u injorua, sidomos në ditët e para të konfliktit ku Trump mbajti anën e sauditëve”.

“Pompeo është më afër Trump, dhe për këtë arsye është një numër i vështirë”, shtoi New York Times duke theksuar edhe pritjen e Presidentit Amerikan për Emirin e Katarit Sheikh Tamim Bin Hamad AlThani në Dhomën Ovale, në një takim ku Trump nuk e fshehu mbështetjen e fuqishme për Katarin.

Sipas gazetës, Pompeo erdhi në Riad me të njëjtin mesazh për Al Jubeir (Ministrin e Jashtëm Saudit), me të cilin u takua në aeroport gjatë pritjes së tij të shtunën pasdite, dhe për Princin e kurorës Mohammed bin Salman, të cilin e takoi më vonë të shtunën, si dhe për Mbretin Selman me të cilin u takuatë dielën. Mesazhi ishte “Ndaluni!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?