PPE kërkon t’i përjashtojë partinë, Orban: Janë idiotë
Kryeministri hungarez Viktor Orban që është kryetar i partisë FIDES do të përjashtohet nga Partia Popullore Evropiane, aty ku bëjnë pjesë të gjitha partite konservatore djathtiste evropiane. Orban duke komentuar këtë nismë tha se ata që kërkojnë përjashtimin janë idiotë dhe që i shërbejnë interesave të qendrës së majtë.
20 parti anëtare të PPE-së kanë nënshkruar deklaratë dhe kanë kërkuar zyrtarisht përjashtim in e Orbanit dhe partisë së tij nga organizmi i tyre simotër politik.
Kjo u bë e ditur nga lideri i PPE-së, Xhozef Daul. Kjo çështje do të shqyrtohet më 20 mars në takimin e radhës. PPE është partia më e madhe në Parlamentin Evropian dhe në të janë të gjitha partitë djathtiste, mes të cilave edhe CDU e Angela Merkel.
Anëtare e PPE-së është edhe VMRO-DPMNE, ndërsa ish-lideri i saj u arratis në Hungari, duke gjetur mbështetjen tek miku i tij Orban, që nuk respekton ligjet dhe standardet evropiane.
KOHA JONË SONDAZH

