FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prag lufte? Koreja e Veriut vë në lëvizje avionët luftarakë, Trump i përgjigjet me…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës lëshoi një tjetër paralajmërim në Korenë e Veriut duke thënë se SHBA është e gatshme të përdorë veprime ushtarake shkatërruese pasi Kim Jong-Un kishte vënë në lëvizje një numër të vogël avionësh ushtarakë.

CNN raporton se avionët e vegjël kishin lëvizur nga baza në Korenë e Veriut duke u zhvendosur në pjesën lindore të vendit. Kjo lëvizje u pa në imazhet satelitore amerikane, dhe kështu SHBA ka rritur gadishmërinë e saj ushtarake në sektorin lndor.

Në pamjet e publikuara deri më tani, shihen avionë Mig-29. Të hënën, Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut Ri Yong Ho pohoi se Presidenti i SHBA Donald Trump i kishte “shpallur luftë” vendit te tij dhe kërcënoi të xhironte avionin amerikan që fluturonte jashtë bregut të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?