FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pragë, një 70-vjeçar rrezikon burgim të përjetshëm për terrorizëm

Një shtetas çek, 70 vjeç, rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm për terrorizëm, pasi u përpoq të pengonte disa trena duke bërë të mendohet se ishte vepër e besimtarëve myslimanë.

”I ndaluar dhe burgosur javën e kaluar, ai kishte prerë pemë në qershor dhe korrik 2017 pranë dy hekurudhave në qytetin Mlada Boleslav në qendër të vendit”, sipas prokurorit që citohet nga faqja në internet e gazetës “Lidove noviny”, një prej gazetave kryesore të Republikës Çeke.

Trenat u përplasën me pemët, por pa pasur viktima apo të plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njeriu 70-vjeçar kishte lënë në vendngjarje gjurmë që mbanin mesazhe në gjuhën arabe, por të shkruara me germa latine.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Ai dëshironte të shkaktonte në popullsi frikë nga vala e imigracionit mysliman dhe nga sulmet terroriste”, deklaroi prokurori, Marek Bodlak.

Pensionisti rrezikon burgim të përjetshëm sipas www.lidovky.cz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?