Prej 2 muajsh të mbyllura pas situatës me COVID-19, Italia rihap 2 aeroporte
Pas një pezullimi të fluturimeve prej dy muajsh për shkak të situatës me koronavirusin, Italia do të rihapë dy aeroporte javën e ardhshme. Bëhet fjalë për një aeroport në Romë dhe një në Firence.
Këto aeroporte u mbyllën në 13 mars. Aktualisht autoritetet italiane kanë nisur të lehtësojnë masat e izolimit, të cilat u vendosë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Italia është ndër vendet më të goditura në botë nga koronavirusi. Ditën e sotme u regjistruan 285 vdekje nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 27.967.