Prekëse, qeni besnik pret prej tre muajsh në hollin e spitalit pronarin që vdiq nga Covid-19
Një qen besnik prej tre muajësh pret në hollin e spitalit pronarin e tij që ka vdekur nga koronavirusi në muajin shkurt.
Qeni i quajtur Xiao Bao (Thesar i Vogël) ka shkuar në spitalin e Ëuhan së bashku me pronarin kur i ishin shfaqur simptomat e para të koronavirusit.
Pronari i qenit nuk arriti të mbijetonte në luftën me koronavirusin dhe pas 5 ditësh ai vdiq. Xiao Bao nuk pranoi të largohej nga spitali për ditë, javë, muaj rresht, ka deklaruar një sanitare e spitalit.
Ndërkohë që priste pronarin e tij, ai ushqeheshe nga stafi i spitalit. Sanitarja u shpreh se Xiao nuk e dinte që pronari i tij ka ndërruar jetë dhe ai vazhdonte ta priste atë me shpresën se do e shihte.
“Asnjëherë nuk e la spitalin. Ishte tepër prekëse dhe kaq besnike nga ana e tij. Kur vija në mengjes e shihja aty, kur ikja pasdite sërish e shihja aty duke pritur”, shprehet sanitarja.
Sipas saj edhe kur e përzenin nga spitali ai nuk kishte frikë, riktheheshe prap. Në 20 maj stafi i spitalit mori ankesa dhe shqetësime në lidhje me Xiao Bao i cili shëtiste nëpër korridore.
Infermieret kontaktuan Shoqatën e Mbrojtjes së Kafshëve të cilët erdhën dhe e morën Xiao Bao. Për momentin Xiao ndodhet në strehën e kafshëve derisa të gjejnë të afërmit e pronarit që ndërroi jetë nga koronavirusi.