Prekja e Macron nga Covid-19, fut në panik liderët botërorë

Prekja e zyrtarëve nga Covid-19, fut në panik edhe të tjerët. Infektimi me koronavirusi i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron ka futur në izolim edhe disa politikanë të tjerë. Por ky nuk është rasti i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Ky i fundit iu nënshtrua testimit pas njoftimeve të presidencës franceze se Macron ishte infektuar nga Covid-19, megjithatë përgjigjia i doli negative. Mitsotakis i nënshtrohet një testi çdo dy ditë për të siguruar shëndetin e tij.

Testimi i sotëm ishte jashtë radhës, pasi kreu i qeverisë greke e takoi pak ditë më parë Macron. Shefi i shtetit frances, 42-vjeçari Macron do të qëndrojë në izolim për shtatë ditë dhe më pas do të ritestohet. Deri më tani gjendja e tij shëndetësore është mësuar se është e mirë.

SHKARKO APP