FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Preku gazetaren nga të pasmet, dorëhiqet ministri britanik i Mbrojtjes

Politika britanike është përfshirë në një nga skandalet më të mëdha të seksit. Mbi 50 ministra, deputetë dhe nënsekretarë janë përfshirë në një listë të akuzar se kanë ngacmuar seksualisht vajza të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Të parit që i ka dalë emri është Ministri i Mbrojtjes, Michael Fallon. Ai dha dorëheqjen mbrëmjen e së mërkurës pasi pranoi se sjellja e tij ndaj një gazetareje ka qenë e papërshtatshme.

Ai kërkoi falje për një “incident” në vitin 2002 kur i kishte bërë “komplimente të tepruara” gazetares Julia Hartley-Brewer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në letrën e tij të dorëheqjes për kryeministren Theresa May, Fallon shkruan: “Një numër i madh lidhjesh janë përmendur ditët e fundit, mes të cilave edhe diçka nga e kaluara ime. Shumë nga këto lidhje mund të jenë false, por unë e pranoj se kisha lëshuar nga standardet e mia duke bërë që të mos ndihem në nivelin e forcave të armatosura që përfaqësoj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministrja May e pranoi dorëheqjen e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?