Premtimi i pambajtur i Giorgia Melonit, dyfishohet numri i emigrantëve

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, zotua se do të luftonte emigracionin e paligjshëm, por duket se ky premtim nuk po mbahet. Sipas statistikave zyrtare, që prej ardhjes në pushtet të Melonit, ardhja e emigrantëve në Itali është rritur me më shumë se 50%. Pak ditë më parë, ministri i Brendshëm Matteo Piatendosi foli për një televizion vendas duke pretenduar se “kurba e rritjes së mbërritjeve me anije ka rënë” në dy muajt e parë të qeverisë në pushtet.

Por statistikat e publikuara nga ministria e brendshme tregojnë se ardhjet e emigrantëve me anije kanë qenë dukshëm më të larta që kur Meloni mori detyrën në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e mbërritjeve të emigrantëve ka qenë më dramatike gjatë ditëve të para të janarit të këtij viti. Deri më tani kanë zbarkuar 3709 emigrantë, ndërkohë që e njëjta periudhë gjatë vitit të kaluar ka qenë 378,duke shënuar një rritje prej 881%. Një nga premtimet kryesore dhe më të diskutueshme të Melonit me ardhjen në pushtet ishte vendosja e një “bllokade detare” në Mesdhe, për të ndaluar fluksin e emigrantëve që mbërrijnë në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?