Presidencialet e Kroacisë, Josipoviç dhe Kitaroviç përballë në raundin e dytë
Presidenti në ikje i Kroacisë, socialdemokrati Ivo Josipoviç, dhe kandidatja e krahut konservator, ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Kolinda Grabar Kitaroviç, do të garojnë në raundin e dytë presidencial, më 11 janar, në këtë ish-republikë jugosllave që përballet me një krizë të rëndë ekonomike.
Sipas rezultateve zyrtare gati përfundimtare, Josipoviç arriti të marrë në raundin e parë 38,56 për qind të votave kundër 37,08 për qind për Grabar Kitaroviç.
Në vend të tretë doli Ivan Vilibor Sinçiç, një kandidat anarkist 24 vjeç, që synonte daljen e Kroacisë nga BE-ja dhe NATO-ja, dhe u bë shumë popullor kur iu kundërvu largimit nga apartamentet e tyre të personave që nuk rimbursonin dot kreditë.
Niveli i pjesëmarrjes ishte 47,12 për qind, ose tre për qind më shumë se sa në presidencialet e kaluara, pesë vite më parë.