Presidencialet në SHBA, Bloomberg garon me demokratët

Sipërmarrësi amerikan Michael Bloomberg, njofton pjesëmarrjen zyrtare në garën e demokratëve për Presidencialet e vitit të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 77-vjeçari, ish-kryebashkiak i Nju Jorkut, i tha gazetarëve se e mori një vendim të tillë për të mundur Donald Trump dhe për te rindërtuar Amerikën. “Nuk mund të durojmë edhe për katër vjet të tjera veprimet e pavlera dhe jo etike të Trump-tit”, shtoi ai. Por para se të përballet me presidentin aktual, Bloomberg do përballet me zëvendëspresidentin Joe Biden, kryebashkiakun e South Band, Pete Buttigieg dhe senatoret Elizabeth Ëarren dhe Bernie Sanders. Por duket se për Bloomberg, renditur i teti në listën e më të pasurve të Amerikës, pikë e fortë do të jetë mundësia për vetfinancim të fushatës dhe punësimit të stafit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?