Presidentët Biden dhe Zelensky, bisedë për sanksionet dhe mbrojtjen
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe homologu ukrainas Volodymyr Zelensky kanë zhvilluar një bisedë telefonike për sanksionet ndaj Rusisë dhe ndihmën e mbrojtjes. Shtëpia e Bardhë konfirmoi se takimi u zhvillua nga ora 11:52 deri në 12:32 pasdite me orën amerikane.
Presidenti ukrainas ndau detaje të takimit përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter. “Forcimi i sanksioneve, ndihma konkrete për mbrojtjen dhe një koalicion kundër luftës sapo janë diskutuar me presidenti amerikan. Faleminderit SHBA për mbështetjen e fortë ndaj Ukrainës”, shkruan Zelensky.
Biseda vjen pasi Zelensky, i cili është ende në Kiev, mbajti një fjalim gjatë natës duke thënë se Ukraina ishte e vetme në mbrojtjen e vendit të saj.