Presidenti amerikan, Trump: Regjimi iranian goditi të gjithë vendet e rajonit, janë të çmendur
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është pyetur pse vendet po bashkohen me SHBA-në në luftën e Iranit. “Ata janë thjesht të këqij”, tha Trump, duke iu referuar regjimit iranian. “Nuk është politika, është e gjithë filozofia e tyre, është e tmerrshme”, u tha ai gazetarëve.
Ai përsëriti pikëpamjen e tij rreth Iranit që “sulmon të gjithë fqinjët e tij”. “Ata kanë goditur Katarin, kanë goditur Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë goditur Arabinë Saudite, kanë goditur Omanin dhe po na ndihmonin të negocionim, të gjithë u goditën”, thotë ai.
Nga ana tjetër presidenti vazhdoi duke thënë se “këta njerëz janë të çmendur” dhe “nëse do të kishin një armë bërthamore, do ta kishin përdorur atë”.
KOHA JONË SONDAZH

