Presidenti Biden firmos paketën e ndihmës për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin: Bota më e sigurtë
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka nënshkruar paketën e ndihmës për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin që shkon deri në 95 miliardë Dollarë. “Do ta bëjë Amerikën më të sigurt, do ta bëjë botën më të sigurt”, tha ai pasi dekretoi paketën e ndihmës. Presidenti amerikan tha se SHBA do të dërgojë menjëherë armë dhe pajisje për të ndihmuar Kievin që të shmangë përparimet ruse në luftë.
Biden foli një ditë pasi Senati amerikan aprovoi paketën e ndihmës pas disa muajsh bllokimi në Kongres. Ukraina rriti muajt e fundit thirrjet e saj për ndihmë nga Perëndimi, ndërsa Rusia ka korrur disa fitore në pushtimin e saj.
Paketa e ndihmës e miratuar së fundmi do t’i alokojë 17 miliardë Dollarë Izraelit si dhe 9 miliardë për civilët që po vuajnë nga konfliktet rreth e rrotull botës, duke përfshirë palestinezët në Gaza. 8 miliardë të tjera janë dhënë për aleatët në Paqësorin Aziatik, duke përfshirë Tajvanin për të përballur Kinën komuniste