Presidenti Biden telefonatë me Netanyahun: Mos nis operacionin ushtarak pa garantuar sigurinë e rreth 1 milion personave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden i tha kryeministrit Benjamin Netanyahu të dielën se Izraeli nuk duhet të nisë zbatimin e një operacioni ushtarak në Rafah pa një plan për të garantuar sigurinë e rreth 1 milion njerëzve të strehuar atje, tha Shtëpia e Bardhë.

Telefonata e Preidentit Biden me kryeministrin Netanyahu u zhvillua disa ditë pasi udhëheqësi amerikan u tha gazetarëve se ndërhyrja e Izraelit në Rripin e Gazës ishte “e tepruar”.

Shtëpia e Bardhë tha se biseda telefonike u përqëndrua gjithashtu në përpjekjet e vazhdueshme për të bërë të mundur lirimin e pengjeve të marra nga grupi Hamas gjatë sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit. Agjencitë e ndihmave thonë se një ndërhyrje në Rafah do të ishte katastrofike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?