Presidenti bolivian, Evo Morales jep dorëheqjen pas 14 vitesh në pushtet
Presidenti Bolivian Evo Morales ka dhënë dorëheqjen pas gati 14 vjet në pushtet, mes trazirave pas rizgjedhjes së tij të diskutueshme muajin e kaluar.
Morales tha që ai kishte qenë viktimë e një grusht shteti. Ai tha se po largohej për të ndihmuar në mbrojtjen e familjeve të aleatëve politikë, pasi shtëpitë e tyre u dogjën.
Në një fjalim televiziv, Z. Morales u kërkoi protestuesve që “të ndalonin sulmin e vëllezërve dhe motrave, të ndaleni së djegur dhe së sulmuari”.