Presidenti Duterte: Besoj tek vaksina ruse, do ta provoj i pari
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte është ofruar të bëhet personi i parë që i nënshtrohet vaksinës ruse kundër Covid-19. ”Besoj në vaksinën e prodhuar prej tyre dhe mendoj se ajo do të jetë shumë e mirë për njerëzimin”.
Rusia ka pranuar të bashkëpunojë me Filipinet për eksperimentet, furnizimin apo prodhimin e vaksinës.
Filipinet janë mes vendeve me numrin më të lartë infektimeve me COVID-19 në Azi, por zyra e presidentit Duterte sqaroi të martën se vaksina ruse do t’i nënshtrohet fillimisht kontrollit nga administrata a ushqimeve dhe ilaçeve në vend.