FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti francez: Buka bageta duhet të përfshihet në UNESCO

Lloji i bukës, bageta, duhet të shtohet në listën e pasurisë kulturore të UNESCO-s, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron, transmeton BBC.

“Bagetën e ka zili e gjithë bota”, ka thënë ai, në mbështetje të asociacionit të furrtarëve francezë, të cilët janë duke bërë kërkesën.

Lista e Unesco-s synon të ruajë traditën nga globalizimi. Komiteti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore jo-materiale takohet çdo vit për të shqyrtuar nominimet. Furrtarët kanë thënë se nuk ka të bëjë vetëm me emrin dhe formën, mirëpo janë shumë më rëndësi edhe përbërësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata madje kanë shprehur shqetësimin e tyre për llojet e ndryshme të imitimit të këtij produkti. Bageta tradicionale është e mbrojtur me ligj në Francë nga viti 1993, njofton rel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për t’u cilësuar bagetë tradicionale, ky lloj i bukës duhet të përgatitet nga katër përberës: miell i bardhë, ujë, maja dhe kripë. Ajo nuk duhet të jetë e ngrirë apo t’i shtohen përbërës të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?