Presidenti gjerman Joachim Gauck, për çështjen e reparacioneve ndaj Greqisë
Mbështetjen e tij ndaj kërkesave të Athinës lidhur me pagesën e reparacioneve të luftës ndaj Greqisë, edhe pse Berlini i ka refuzuar në mënyrë të përsëritur ato kërkesa, ka shprehur presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck. Gjermania duhet ta mendojë seriozisht çështjen e përgjegjësisë historike që ka ndaj Greqisë, nënvizoi Gauck në një intervistë për edicionin e të shtunës të gazetës Sueddeutche Zeitung. “Kjo është e duhura për një vend që ka vetëdije të plotë për historinë e vet, të shqyrtojë se çfarë gjasash ka eventualisht për (të paguar) reparacione”, theksoi Gauck. “Nuk jemi vetëm qytetarë që jetojmë në të tashmen dhe epokën bashkëkohore, por jemi gjithashtu pasaardhës të atyre që lanë pas vetes një monopat katastrofe në Europë gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe në Greqi ndërmjet rajoneve të tjera, ku në mënyrë të turpshme dinim shumë pak lidhur me këtë çështje, për një kohë të gjatë”, shtoi presidenti gjerman.