Presidenti i Amerikës, Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Presidenti i Amerikës, Donald Trump thotë se Irani do të kërkojë arritjen e një marrëveshjeje përmes bisedimeve, në mënyrë që të mos përballet me veprime ushtarake amerikane. “Mund të them këtë: ata duan të bëjnë një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

I pyetur nëse i kishte vendosur Iranit afat për të hyrë në bisedime mbi programet e tij bërthamore dhe raketore, Trump tha “po, e kam bërë”, por nuk deshi të tregonte se çfarë afati. “Kemi një armatë të madhe, flotë quajeni si të doni që po shkon drejt Iranit pikërisht tani”, tha Trump, duke iu referuar një grupi aeroplanmbajtësish amerikanë në ujërat pranë Iranit.

Trump përmendi atë që ai e quajti vendim të Iranit për t’i ndaluar ekzekutimet e protestuesve pas një shtypje të ashpër në të cilën grupet e të drejtave të njeriut thonë se u vranë më shumë se 6.000 njerëz si provë se Teherani është i gatshëm për bisedime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?