Presidenti i Brazilit akuzon Leonardo Di Caprion për zjarret në Amazonë

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka akuzuar aktorin hollivudian Leonardo Di Caprio se ka financuar djegien e Amazonës.

Pa paraqitur fakte konkrete, Bolsonaro tha në një deklaratë të premten “Ky Leonardo Di Caprio është djalë i mirë apo jo? Duke dhënë para që Amazona të digjet.”

Kjo akuzë e presidentit brazilian erdhi pas një postimi të tij në Facebook ku e akuzonte sërish pa fakte Leonardon.

“Leonardo Di Caprio, djalli e marrtë, ti je duke bashkëpunuar për djegien e Amazonës”, është shprehur Bolsorano.

Presidenti Bolsorano është zotuar se do të dëbojë nga Brazili organizatat joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit. Ai u vu në qendër të kritikave në muajin gusht kur Amazona u përfshi nga një valë e madhe flakësh. Liderë nga e gjithë bota dhe nga organizata ndërkombëtare bën thirrje që ai të merrte masa për shuarjen e tyre.

Presidenti nuk ka dhënë prova por ka akuzuar OJQ-të se kanë ndezur zjarret për të përfituar fonde. Mes tyre është edhe organizata ‘World Wildlife Fund’ e ngritur nga Di Caprio.

Akuzat e presidentit ndaj Di Caprios janë shtuar akoma më shumë pas arrestimit të 4 zjarrfikësve të martën, të cilët janë akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme për të rigjeneruar para për një organizatë jo qeveritare ndërkombëtare.

Aktoi ka mohuar akuzat duke shtuar se fondacioni i tij nuk ka financuar asnjë prej organizatave që janë vënë nën akuzë nga presidenti i Brazilit

“Megjithëse ia vlen të mbështeten, ne nuk kemi financuar organizatat që janë nën sulm. E ardhmja e këtyre ekosistemeve të pazëvendësueshëm është në diskutim dhe unë jam krenar që jam pjesë e grupeve që i mbrojnë ata.”

Di Caprio ka vënë ë dispozicion 5 milionë dollarë për kauzën e Amazonës.

SHKARKO APP