Presidenti i Brazilit, Bolsonaro pozitiv me COVID-19 edhe në testin e dytë

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro rezultoi pozitiv me koronavirus edhe në testin e dytë.

Lajmin e ka dhënë vetë Bolsonaro, i cili ka thënë se ndodhet në gjendje të mirë dhe nuk ka më temperaturë që prej 6 korrikut, kur dha dhe lajmin se ishte infektuar me COVID-19.

Ai gjithashtu shtoi se ai duhet të vazhdojë të përdorë hidroksilkorin (një ilaç që përdoret zakonisht kundër malaries) dhe azithromycin. Pritet që presidenti i Brazilit në ditët në vazhdim të bëjë një test të tretë për koronavirusin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?