Presidenti i Brazilit refuzon vaksinën anti-covid: Është e drejta ime
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro bëri një deklaratë të çuditshme ku tha se ai nuk do të marrë një vaksinë kundër Covid-19 edhe nëse ajo do të marrë aprovimin nga autoritetet shkencore të vendit të tij. Bolsonaro shprehet se “Po ju them qartë, unë nuk do e marr një vaksinë. Është e drejta ime”.
Aktualisht Brazili është një ndër vendet më të goditura në botë nga pandemia me mbi 170 mijë viktima dhe deklarata të tilla nuk i bëjnë mirë askujt.
Bolsonaro shpesh herë është kritikuar për mënyrën sesi ai e ka menaxhuar pandeminë dhe në disa raste është përpjekur të nënvlerësojë dhe rrezikun e saj. Në mes të korrikut ai u infektua me koronavirus dhe u shfaq në publik duke promovuar hidroksiklorokinën, një medikament që studimet tregojnë se nuk ka shumë efekt ndaj Covid-19.