Presidenti i Çekisë përfundon në terapi intensive pas zgjedhjeve parlamentare

Presidenti i Çekisë, Milosh Zeman, është dërguar me ambulancë në spitalin ushtarak të Pragës ku ka përfunduar në terapi intensive.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, mjeku i presidentit Miroslav Zavoral, tha se 77-vjeçari Zeman pati një përkeqësim të gjendjes së tij shëndetësore si pasojë e sëmundjeve që vuan prej kohësh.

Zeman votoi nga shtëpia e tij për zgjedhjet parlamentare për shkak të gjendjes shëndetësore. Disa media çeke shkruan se ai vuan nga një sëmundje e rëndë e mëlçisë. Ai vuan nga diabeti dhe në javët e fundit ka përdorur karrocë për të lëvizur.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?