Presidenti i ”dhuron” bashkëshortes, rolin si zëvendës presidente

Rrallë herë na bie të dëgjojmë se në krye të shtetit të jetë e gjithë familja por çudia më e madhe ka ndodhur në Nikaraga. Presidenti i Nikaraguas Daniel Ortega, e ka emëruar gruan e tij kandidate për zëvendës president, pasi që është në kërkim të një mandati të tretë.

Lajmin e ka bërë të ditur BBC, ku shkruan se Zonja e parë Rosario Murillo tashmë ka rolin e zëdhënëses së shefit të qeverisë, dhe kjo shihet si ndarje e pushtetit me bashkëshortin e saj.

Ajo shfaqet në televizionet e Nikaraguas pothuajse çdo ditë. Ndërsa, presidenti Ortega rrallë flet për mediat, përderisa gruaja e tij është parë rregullisht në debatet televizive për diskutimin e politikave dhe promovimin e markës së saj “New Age Spirtituality”.Nëna e shtatë fëmijëve të presidentit, përveç se është poete e njohur, flet rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo gjithashtu njihet për veshjet e saj të larmishme ekstravagante si dhe mbartë stoli të viteve 1960.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çifti ndërkaq kanë dorëzuar zyrtarisht kandidaturat e tyre në kryeqytetin Managua.

Por përkrahësit e opozitës janë të shqetësuar se promovimi i këtij çifti mund të paralajmërojë lindjen e një dinastie të re familjare në këtë pjesë të varfër të Amerikës Qendrore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?