Presidenti i Francës: Kemi prova se regjimi sirian ka kryer sulmin kimik në Duma
Franca ka prova se qeveria siriane ka kryer sulmi me armë kimike në Duma të Sirisë dhe do të vendosë nëse do të përgjigjet, kur të jenë mbledhur të gjitha informacionet e nevojshme.
Kështu është shprehur sot presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Franca pritet që t’i Bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, për t’iu kundërpërgjigjur përmes sulmeve ajrore Sirisë, pas sulmit të së shtunës në Duma, ku u vranë 78 persona.
“Ne kemi dëshmi se javën e kaluar janë përdorur armë kimike, të paktën armë me klor. Këto armë janë përdorur nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad”, ka thënë Macron, pa dhënë detaje mbi dëshmitë konkrete që Franca posedon lidhur me këtë çështje.
78 u vranë më 7 prill në Duma të Sirisë në sulmin e dyshuar kimik.
SHBA fajëson Qeverinë e Assadit dhe Rusinë për këtë sulm dhe ka paralajmëruar për një sulm të mundshëm në Siri, si kundërpërgjigje për përdorimin e armëve kimike në Duma.
KOHA JONË SONDAZH

