Presidenti i KE-së: Turqia nuk mund të bëhet pjesë e BE
Arrestimet dhe pezullimet e ushtarëve, policëve, gjykatëseve dhe nëpunësve civilë, si kundërpërgjigje për puçin e 15 dhe 16 korrikut, ka ngritur shqetësimet e grupeve për të drejtat e njeriut, të cilët i frikësohen përpjekjeve të vazhdueshme për kontroll nga presidenti Rexhep Tayyip Erdogan.
Në anën tjetër, lidhur me zhvillimet e fundit në Turqi ka reaguar edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean – Claude Juncker, sipas të cilit, në këtë gjendje, Turqia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, Juncker e ka paralajmëruar Turqinë se nëse merret vendimi për dënim me vdekje, atëherë në mënyrë të menjëhershme do të ndalojë procesin e pranimit në BE.
KOHA JONË SONDAZH

