Presidenti i Palestinës ndërton pallat miliona dollarësh
Presidenti palestinez Mahmud Abbas është duke ndërtuar një pallat që kap vlerën rreth 13 milionë dollarë, përkundër krizës të thellë ekonomike dhe shumë problemeve të tjera me të cilat përballet vendi që ai udhëheq. Projekti është emërtuar ‘Pallati presidencial i pritjes në Surda, Ramallah’ dhe është listuar si një nga proceset në zhvillim e sipër nga Këshilli Palestinez për Ekonomi dhe Zhvillim. Projekti planifikohet që të përfundojë së ndërtuari brenda dy viteve. Ky kompleks do të ketë rreth 4700 metra katrorë pjesa e pritjes si dhe 4700 metra katrorë për nevoja administrative. Kjo ndërtesë do të ndërtohet në një hapësirë prej 27.000 metra katrorë, dhe projekti është krejtësisht i financuar nga Ministria Palestineze e Financave. Palestina gjatë këtij viti është duke kaluar një krizë të thellë financiare. Qeveria pati një buxhet emergjent në muajin mars, pasi vendet donatore dështuan që të transferonin shumën e ndihmave prej 5.4 miliard dollarë që ishte mbledhur në muajin tetor të vitit të kaluar, në konferencën e donatorëve për Palestinën, e cila ishte mbajtur pas luftës mes Izraelit dhe Gazas. Gjithashtu goditje e rëndë ka qenë edhe ngrirja nga Izraeli e shumës prej 127 milion dollarëve, para kto të cilat Izraeli i mbledh nga taksëpaguesit Palestinez – ky vendim kishte ardhur si portestë, pasi Autoriteti Palestinez kishte aplikuar për anëtarësi në Gjykatën Ndërkombëtare Kriminiale, ku më pastaj do të padiste Izraelin për krime ndaj njerëzimit. Por, në muajin prill Izraeli u pajtua që t’i lironte të ardhurat nga taksat e mbledhura, para të cilat Autoriteti Palestinez i përdor për të mbuluar pagat e shërbyesve civil, raporton ‘Newseek’.