Presidenti i ri grek merr detyrën

Me ceremoninë e dorëzimit të detyrës nga presidenti në largim Karolos Papulias, presidentit të ri, Prokopis Pavlopulos, përfundoi ndryshimi i gardës në Pallatin Presidencial. Papulias e priti me një duarshtrëngim të ngrohtë presidentin e ri dhe të dy burrat, pasi dëgjuan Himnin Kombëtar, u drejtuan në zyrën e presidentit në largim. “Jam i sigurt se do të jeni një president i shkëlqyer… Po merrni detyrën në një periudhë të vështirë, problemet janë të shumta, me më kryesor çështjen e mirëkuptimit kombëtar. Jam i sigurt se do të bëni çfarë të mundeni që të krijohet një terren i qëndrueshëm pajtimi kombëtar”, theksoi ndër të tjera zoti Papulias. Nga ana e vet, presidenti Pavlopulos tha se përbën nder të veçantë fakti që zëvendfëson zotin Papulias dhe theksoi se “duhet të gjithë të kontribuojmë që të dalë vendi nga kriza e rëndë”, “të luftojmë varfërinë dhe papunësinë dhe kryesisht papunësinë e të rinjve”, ndërsa shtoi se është një luftë e vështirë, jo vetëm për Greqinë, po për gjithë Europën.

Kujtim Vani

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?