Presidenti i ri i Iranit, pak shpresë për ndryshim
60-vjeçari Ebrahim Raisi, do të betohet këtë të enjte para Parlamentit si Presidenti i gjashtë i Republikës Islamike të Iranit. Vendi po përballet nga thatësira më e keqe në më shumë se 50 vjet.
Uji është i pakët, ndërprerjet e energjisë janë të shpeshta dhe koronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi. E sikur të gjitha këto të mos mjaftonin ai duhet të përballet me inflacionin në krye për shkak të presionit të sanksioneve amerikane.
Me presidentin e ri nuk ka shpresë se gjërat mund të përmirësohen shpejt. Kusht për përmirësimin e situatës në vend është heqja e sanksioneve të vendosura nga SHBA në 2018, por për të arritur këtë nevojitet një stabilizim marrëdhënieve me SHBA, gjë që më Rasin duke e vështirë të ndodhë.
Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet presidenciale të 18 korrikut ishte vetëm 48.8%, më e ulta që nga revolucioni i vitit 1979, duke treguar pakënaqësinë e iranianëve me sistemin politik.