Presidenti i ri i Malit të Zi, Milatović: Do të forcojmë lidhjet me Serbinë
Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatović, thotë se vendi do të përshpejtojë rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe do të qëndrojë në linjën e saj politike ndaj Rusisë në lidhje me Ukrainën, si dhe të përpiqet për lidhje më të forta me Serbinë dhe fqinjët e tjerë ballkanikë.
“Një nga prioritetet kyçe të politikës së jashtme për Malin e Zi, si dhe për mua si president i ri i vendit, do të jetë përshpejtimi i anëtarësimit të vendit në BE, në mënyrë që, me shpresë, Mali i Zi të bëhet anëtari i ardhshëm i BE-së në të ardhmen gjatë mandatit tim”, tha Milatoviç në një intervistë për agjencinë Associated Press.
Gjatë intervistës, presidenti ka theksuar se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Malit të Zi janë përkeqësuar që prej se Gjukanoviç nxori vendin nga bashkimi me Serbinë në 2006 dhe më vonë e anëtarësoi atë në NATO në vitin 2017.
Milatović tha se do të përmirësonte marrëdhëniet me Serbinë. Ndërsa sa i takon qëndrimit ndaj Rusisë, ai u shpreh se Mali i Zi është në koherencë të plotë me politikën e jashtme të BE-së.