Presidenti i ri iranian i quajtur ”Kasapi”, kritikon SHBA-në për paktin bërthamor

Ebrahim Raisi i njohur si ”Kasapi”, pas fitores në zgjedhjet Presidenciale në Iran, mirëpriti negociatat më fuqitë e mëdha botërore për të rishikuar marrëveshjen bërthamore të 2015, por kërkoi të garantohet interesi kombëtar. Presidenti i sapo zgjedhur akuzoi Uashingtonin dhe Brukselin se kanë shkelur ujdinë dhe nuk kanë respektuar angazhimet.

”Sugjerimi im serioz për SHBA-të është që ata të përmbushin me shpejtësi marrëveshjet e tyre. Ata duhet të heqintë gjitha sanksion et dhe me të tregojnë se janë të sinqertë”. Raisi refuzoi një takim të mundshëm me presidentin amerikan, Joe Biden. Duke sqaruar seprogrami Iranian i raketave balistike nuk është i negociueshëm, ”Kasapi” shpreh i hapur për fqinjësi të mirë.

Fitorja shihet nga organizatat ndërkombëtare si një goditje e rëndë ndaj të drejtave të njeriut. Ata kërkuan që presidenti të hetohet për rolin që ka pasur në ekzekutimet jashtëgjyqësore të mijëra të burgosurve politikë në 1988.

SHKARKO APP